RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi

osmani:-presidenca-nuk-ishte-kulmi-i-karrieres-sime,-por-vetem-fillimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se marrja e detyrës si kryetare e Republikës, pesë vjet më parë, nuk ka qenë kulmi i karrierës së saj, por vetëm fillimi.

Këtë deklaratë ajo e tha në një organizim për Javën e Gruas në Prishtinë, pak ditë para se ta përfundojë mandatin e saj si shefe e shtetit.

“Pesë vite më parë kur e mora detyrën nuk e pash si kulm të rrugëtimin tim por si fillim. Ishte ai moment kur filloi përgjegjësia dhe pushtetin nuk e mora si privilegj por shërbim”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, pesëvjeçari i saj në krye të shtetit ishte periudhë kur u forcuan institucionet dhe u shtua hapësira për gratë.

Megjithatë, ajo përmendi edhe atë që e quajti fushatë baltosëse ndaj saj, për të cilën tha se u bë kohët e fundit, pasi shpërndau Kuvendin, me dekret presidencial.

Ani pse nuk përmendi emra, e para e vendit tha se kur propaganda mund të kthejë, brenda natës, dikë si tradhtare, atëherë e tërë demokracia është në rrezik.

“Në javët e fundit puna ime është shfaqur me një fushatë baltosëse. Është përpjekja për të zhveshur një njeri nga dinjiteti njerëzor. Kur propaganda mund të kthejë këdo në tradhtare brenda natës atëherë e tërë demokracia është në rrezik”, tha ajo.

Related posts

Më shumë 180 aktivistë të arrestuar në ujërat ndërkombëtare në sulmin izraelit ndaj flotës së ndihmës për Gazën

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Mitrovicës z. Bedri Hamza

admin

Nga dronët te raketat, ja çfarë mund të përmbajë paketa ndihmëse prej 61 miliardë dollarësh e SHBA-së për Ukrainën

admin