RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk diskuton për zhvillimet rajonale me homologun e tij kinez

kryediplomati-turk-diskuton-per-zhvillimet-rajonale-me-homologun-e-tij-kinez

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi, ku diskutoi për situatën më të fundit në rajon, raporton Anadolu.

Gjatë bisedës telefonike, sipas burimeve diplomatike turke, dy ministrat theksuan se luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme duhet t’i jepet fund sa më parë dhe diskutuan mbi përpjekjet lidhur me këtë çështje.

Dy ministrat theksuan se funksionimi i pandërprerë i rrugëve të transportit, furnizimi me energji dhe zinxhirët e furnizimit janë thelbësorë.

Të dy palët gjithashtu diskutuan për çështje të agjendës dypalëshe, veçanërisht marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare si dhe investimet e ndërsjella.

Related posts

Izraeli sekuestron mbi 40 anije të Flotiljes Globale “Sumud” dhe ndalon 300 aktivistë

RTI

Tragjedi në Afrikën e Jugut, shembja e një ndërtese në Johanesburg i merr jetën 3 personave të një familjeje, mes tyre dhe një foshnjë

admin

Maqedoni e Veriut, kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për “keqpërdorim detyre”

Muhamet Ramadani