RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur në sulmin ajror izraelit në jug të Libanit

dy-te-vrare-dhe-tete-te-plagosur-ne-sulmin-ajror-izraelit-ne-jug-te-libanit

Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në Kfar Rumman në jug të Libanit raportoi sot Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e vendit, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Izraeli ka goditur Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur ofensivë tokësore në jug që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars.

Autoritetet libaneze thonë se të paktën 1.116 persona janë vrarë dhe 3.229 janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.

Përshkallëzimi erdhi mes një ofensive të përbashkët të SHBA-së dhe Izrael ndaj Iranit, e cila ka vrarë më shumë se 1.340 persona që nga 28 shkurti. Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe bazat amerikane në vendet e Gjirit.

Related posts

Kryeparlamentari i Iranit: Ende mbeten boshllëqe të mëdha me SHBA-në pavarësisht përparimit në bisedime

Hevzi

Biden mirëpret liderët polakë, miraton ndihmën e re ushtarake për Ukrainën

admin

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, Parlamenti Evropian miraton listën e vende të sigurta, mes tyre edhe Kosova! Ndryshojnë edhe kushtet për azilkërkuesit

admin