RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut shënon Ditën e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës dhe përvjetorin e 6-të të NATO-s

maqedonia-e-veriut-shenon-diten-e-shtabit-te-pergjithshem-te-armates-dhe-pervjetorin-e-6-te-te-nato-s

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut është shënuar 28 marsi, Dita e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, si dhe përvjetori i anëtarësimit të vendit në NATO para gjashtë vitesh, transmeton Anadolu.

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, i cili në rrjetet sociale postoi fotografi nga ceremonia e shënimit, theksoi rëndësinë e këtyre datave si simbol i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin dhe modernizimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut.

“Me pajisje të reja, investime në kapital njerëzor dhe infrastrukturë, Ushtria Maqedonase po bëhet edhe më e fortë dhe e gatshme të garantojë sigurinë e atdheut”, shkroi Misajllovski.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të NATO-s, duke theksuar se ushtarët e vendit njihen për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Republika e Maqedonisë së Veriut u bë zyrtarisht anëtarja e 30-të e NATO-s më 27 mars 2020.

Related posts

OBSH: Në Gaza, sëmundjet mund të jenë më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

Muhamet Ramadani

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

admin

Mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Pallatin Presidencial në Brazil

admin