RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​KOSST dhe KRU “Prishtina” prezentë në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

​kosst-dhe-kru-“prishtina”-prezente-ne-vendin-ku-u-shemb-dheu-ne-prishtine

Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, tashmë ekipet e KOSST dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU “Prishtina”, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ata të KOSST-it kanë nisur punimet për rikthimin e energjisë elektrike.

Nga KOSST, thanë për KP se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.

Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë. Komuna e Prishtinës tashmë ka pezulluar disa inspektorë.

Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian.

Related posts

Siri, grupi terrorist SDF rifillon sulnmet ndaj lagjeve të banuara në Halep

admin

Dallime dhe krisje/ Vjosa Osmani flet për raportin me Albin Kurtin: Rrugët mund t’i kemi ndryshe, por qëllimi është njësoj

admin

Delegacioni i OKB-së arrin në Gaza pas armëpushimit

admin