RTV AHIRETI
FeaturedFutbollLajmeLajmetSport

Federata turke tifozëve të saj: Himni i Kosovës duhet të dëgjohet me respektin më të madh, në këmbë dhe në heshtje

federata-turke-tifozeve-te-saj:-himni-i-kosoves-duhet-te-degjohet-me-respektin-me-te-madh,-ne-kembe-dhe-ne-heshtje

Federata e Futbollit e Turqisë ka lëshuar një njoftim të hënën për tifozët që do të jenë në Prishtinë për ta përcjellë ndeshjen me Kosovën.

Takimi i tifozëve të Turqisë do të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të jetë edhe një ekran gjigant.

Sipas njoftimit të federatës turke, ndeshja e së martës mbrëma karakterizohet “e profilit të lartë”.

Tifozët turq janë njoftuar që përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe paraqet “krim”.

Është e veçantë edhe pjesa e njoftimit për himnet.

“Himni ynë duhet të këndohet me zë të lartë dhe njëkohësisht nga të gjithë tifozët tanë. Himni i Kosovës duhet të dëgjohet me respektin më të madh, në këmbë dhe në heshtje”, shkruan në njoftim.
Janë dhënë edhe shumë informata të tjera të vlefshme për tifozët.

Related posts

Ceferin thotë se nuk do ta sfidojë presidentin e FIFA-s, Infantino, por i kërkon të japë dorëheqjen

Hevzi

Rusia “synon të zhvillojë më tej” partneritetin me Korenë e Veriut

Muhamet Ramadani

Viktor Orban parashikon zhvendosjen e fuqisë globale nga perëndimi në lindje: Qëndra dominuese e botës do të jetë…

admin