RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama pezullon nga puna dy inspektorë dhe zyrtarin përgjegjës për punishten në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

rama-pezullon-nga-puna-dy-inspektore-dhe-zyrtarin-pergjegjes-per-punishten-ne-rrugen-“don-shtjefen-kurti”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pezulluar nga puna dy inspektorët dhe zyrtarin përgjegjës pas shembjes së dheut në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

Rama ka njoftuar poashtu se punishtet ndërtimore do t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë.

“Janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën. Punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se janë të hapur për bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës për hetimet lidhur me këtë rast.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunë së Prishtinës.

Related posts

Ambasada amerikane në Bagdad: Largimi nga Iraku është “opsioni më i mirë” për amerikanët

RTI

Fermerët grekë që protestojnë bllokojnë pikën kufitare Greqi-Turqi

RTI

“Nuk kisha aspak besim!”- Udhëtimi tragjik i nëndetëses Titan, ish-drejtori i kompanisë: Shumë hapa gjatë ndërtimit u anashkaluan! Askush nuk kishte përvojë

admin