RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

rikthehet-rryma-ne-zonat-e-prekura-pas-shembjes-se-dheut-ne-rrugen-“don-shtjefen-kurti”

KOSTT ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura pas ndërhyrjeve emergjente në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, energjia është rikthyer përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërsa ekipet teknike po vazhdojnë punën për të siguruar stabilitet të plotë të furnizimit, veçanërisht për nënstacionin Prishtina 6.

Në njoftim është thënë se dëmet e shkaktuara nga shembja e dheut, e cila ndodhi një ditë më parë në orët e pasdites, kanë qenë të konsiderueshme dhe kanë kërkuar masa të shtuara sigurie.

“Në fazën fillestare, ndërhyrjet janë kryer në mënyrë të kufizuar dhe të kontrolluar, në përputhje me standardet përkatëse teknike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Gaza, rritet në të paktën 29.606 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin

Turqia mbështet kërkesën e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND

Muhamet Ramadani

Periudha pas zgjedhore në Kosovë/ Analiza e REL: Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

admin