RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca i dorëzon ushtrisë libaneze 39 mjete të blinduara

franca-i-dorezon-ushtrise-libaneze-39-mjete-te-blinduara

Franca i ka dorëzuar Forcave të Armatosura të Libanit 39 transportues të blinduar personeli, duke përmbushur një angazhim të mëparshëm të zyrtarëve francezë, transmeton Anadolu.

Zv/ministrja franceze e Mbrojtjes, Alice Rufo, gjatë një ceremonie dorëzimi në portin e Bejrutit të martën tha se dorëzimi “synon të garantojë integritetin territorial të Libanit, mbrojtjen e civilëve, pavarësisht besimit të tyre dhe ruajtjen e institucioneve shtetërore”.

Automjetet e blinduara, të njohura si VAB, janë të dizajnuara për të rritur lëvizshmërinë e trupave dhe për të mundësuar operacione në zona me rrezik të lartë.

Çdo mjet mund të transportojë rreth 10 ushtarë të pajisur plotësisht dhe është ndërtuar me pllaka çeliku të salduara për t’u mbrojtur nga armët e vogla dhe copëzat.

Në fund të marsit, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë forcat e armatosura të Libanit, përfshirë dorëzimin e mjeteve të blinduara të transportit të personelit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur “integritetin territorial” të vendit dhe civilët.

Ushtria izraelite ka goditur Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur një ofensivë tokësore në Libanin jugor që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollah më 2 mars.

Përshkallëzimi aktual pasoi fillimin më 28 shkurt të një ofensive të përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit, e cila deri më tani ka vrarë më shumë se 1.340 persona.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin, si dhe asetet ushtarake amerikane në Jordani, Irak dhe vendet e Gjirit.

Related posts

Kurti në Dubrovnik: Të zbatohet marrëveshja për normalizim

admin

Nesër pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Prokurorja Pam Bondi publikon listën e plotë të Jeffrey Epstein, 305 emra! Politikanë, liderë, artistë, figurat më të njohur në SHBA dhe në botë

admin