RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Donin të ndyshonin regjimin, por po kërkojnë pilotët”! Kryetari i Parlamentit iranian ironizon SHBA-në

“donin-te-ndyshonin-regjimin,-por-po-kerkojne-pilotet”!-kryetari-i-parlamentit-iranian-ironizon-shba-ne

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me Shtetet e Bashkuara, duke komentuar raportimet për rrëzimin e një avioni luftarak amerikan.

Përmes një postimi publik, Ghalibaf ka vënë në dyshim strategjinë amerikane, duke theksuar se një përplasje që sipas tij nisi me synimin për ndryshimin e regjimit në Iran, tashmë duket se është reduktuar në kërkimin e pilotëve.

Deklarata e tij interpretohet si një kundërpërgjigje ndaj qëndrimeve të mëparshme të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili më 31 mars kishte deklaruar se në Iran kishte ndodhur një ndryshim regjimi, duke e cilësuar udhëheqjen e re si më pak radikale dhe më racionale.

Në një reagim të mëvonshëm, Ghalibaf vijoi me të njëjtin ton ironik, duke i cilësuar zhvillimet si një “përparim mbresëlënës” dhe duke i atribuar ato, në mënyrë sarkastike, një “gjenialiteti absolut”.

Deklaratat vijnë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare dhe pas raportimeve për incidente ushtarake, të cilat kanë shtuar përplasjet retorike mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Related posts

Presidenti palestinez Abbas, mbërrin për vizitë në Ankara

admin

Dhjetëra të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në New York

admin

Rritet në 23.968 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, njoftuan autoritetet lokale.

Muhamet Ramadani