RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Trump jep ultimatum 48-orësh ndaj Iranit për Ngushticën e Hormuzit

presidenti-trump-jep-ultimatum-48-oresh-ndaj-iranit-per-ngushticen-e-hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka 48 orë për të përmbushur kërkesat e Washingtonit dhe për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

“A ju kujtohet kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron, 48 orë para se të bjerë ‘ferri’ mbi ta”, u shpreh Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Më 26 mars, Trump tha se kishte zgjatur afatin për negociatat bërthamore të Iranit në 10 ditë, pjesërisht për shkak të asaj që e cilësoi si një gjest mirëkuptimi nga Teherani.

Rajoni është në gatishmëri që nga nisja e një ofensive të përbashkët nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt, ku janë vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë synuar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë forca amerikane. Gjithashtu, Irani ka kufizuar lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Related posts

Guterres: “Nuk do të hesht” për zgjidhjen me dy shtete

admin

OKB-ja kërkon 160 milionë dollarë ndihmë urgjente për përmbytjet në Pakistan

admin

Festa e Bajramit, i gjeti shumë familje kosovare në kushte të rënda ekonomike

Muhamet Ramadani