RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rriten çmimet e naftës përpara afatit të fundit të Trumpit për marrëveshje me Iranin

rriten-cmimet-e-naftes-perpara-afatit-te-fundit-te-trumpit-per-marreveshje-me-iranin

Çmimet e naftës u rritën përpara afatit të presidentit amerikan Donald Trump për marrëveshjen me Iranin për të rënë dakord me kërkesat e SHBA-së dhe për të arritur armëpushim

Çmimet e naftës u rritën përpara afatit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për marrëveshjen me Iranin për të rënë dakord me kërkesat e SHBA-së dhe për të arritur armëpushim.

Që nga ora 06:30 GMT, kontratat e ardhshme të Brent-it u rritën me 1.5 për qind në rreth 111.4 dollarë ndërsa nafta West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 2.7 për qind në 115.3 dollarë.

Trumpi ka thënë se nëse nuk arrihet armëpushim deri në këtë kohë, forcat amerikane do të nisin sulme gjithëpërfshirëse kundër objektivave civile në Iran.

Presidenti amerikan pretendoi të hënën se “forcat amerikane mund të shkatërrojnë të gjithë Iranin vetëm brenda një nate të vetme”.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë të martën në mbrëmje”, u tha Trump gazetarëve.

Ai theksoi afatin e tij për Iranin, duke paralajmëruar se deri natën e së martës në orën 8 të mbrëmjes, çdo urë dhe termocentral në Iran do të “shkatërrohet” nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Ushtria izraelite gjithashtu i paralajmëroi iranianët të shmangin përdorimin e trenave në të gjithë vendin për të martën, duke qëndruar larg zonave pranë linjave hekurudhore.

Related posts

Nga zgjedhjet e parakoheshme, te presidenti i ri/ Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën

admin

Kreu i OKB-së dënon fuqishëm shkatërrimin e strukturave të OKB-së në Kudsin Lindor nga Izraeli

Muhamet Ramadani

AVONET padit Qeverinë në detyrë për vendimin mbi ndarjet buxhetore 2026, kërkon pezullimin e ekzekutimit

RTI