RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajme

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren, lëndohet një punëtor – dëmi mbi 400 mijë euro

zjarr-ne-nje-fabrike-te-stiroporit-ne-prizren,-lendohet-nje-punetor-–-demi-mbi-400-mije-euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:00 të mëngjesit është njoftuar për një zjarr të fuqishëm që ka shpërthyer në një fabrikë të stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit.

Patrullat policore dhe zjarrfikësit u angazhuan menjëherë në vendngjarje, ku zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht.

Hetuesit policorë dhe njësia e Krim‑Teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prizrenin, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se nga ajo që është mbledhur deri më tani, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një makineri që përdoret për thithjen e pluhurit në ambientet e punës.

Sipas Bytyqit, pronari i fabrikës ka deklaruar se dëmi material i shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë mbi 400,000 euro.

“Një punonjës i fabrikës është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për kontrolle shëndetësore pasi kishte vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit, por sipër mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme”, ka thënë Bytyqi.

Rasti është iniciuar si “incident zjarri” dhe është njoftuar Sektori i Hetimeve Rajonale dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht shkakun dhe rrethanat e ngjarjes.

Related posts

Erdoğan: Greqia “qëllimisht” shkel Traktatin e Paqes të Lozanës

admin

BE: Së shpejti plan veprimi për flukset migratore

admin

G7 dënojnë dhunën ndaj civilëve në Sudan, kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

RTI