RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri spanjoll do të vizitojë Kinën

kryeministri-spanjoll-do-te-vizitoje-kinen

Pedro Sanchez do të qëndrojë në një vizitë katërditore në Kinë, ku do të takohet me kryeministrin Li Qiang the presidentin Xi Jinping.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë Kinën në një vizitë zyrtare katërditore duke filluar nga e shtuna, konfirmoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë, vizita, e cila do të realizohet me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, do të përfundojë më 15 prill.

Kjo do të jetë vizita e katërt e Sanchezit në Kinë që nga marrja e detyrës.

Tregtia dypalëshe mes Spanjës dhe Kinës arriti në 50,1 miliardë dollarë në vitin 2024.

Gjatë vizitës, Sanchez pritet të takohet edhe me presidentin kinez Xi Jinping.

Vizita vjen në një kohë kur ekonomitë evropiane dhe aziatike po kërkojnë të stabilizojnë zinxhirët e furnizimit dhe të diversifikojnë partneritetet, ndërsa si Madridi ashtu edhe Pekini kanë sinjalizuar interes për të ruajtur një angazhim të qëndrueshëm diplomatik dhe ekonomik.

Related posts

Shokuese/ Nënë e bir gjenden të vdekur në banesë! 60-vjeçarja e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa djali i pajetë në shtrat! Misteri i vdekjeve, dy skenarët

admin

Kissinger: Nuk ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s

admin

Zelanda e Re i bën thirrje botës të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza

Muhamet Ramadani