RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas armëpushimit, shpërthime në rafinerinë Lavan në jug të Iranit

pas-armepushimit,-shperthime-ne-rafinerine-lavan-ne-jug-te-iranit

Disa shpërthime ndodhën në objektin e rafinerisë në ishullin Lavan në Gjirin Persik. Shkaku i shpërthimeve mbetet i panjohur, tha burimi.

Sot u raportua për shpërthime në rafinerinë Lavan në jug të Iranit, disa orë pas arritjes së armëpushimit dyjavor midis Teheranit dhe Washingtonit, njoftuan mediat iraniane, transmeton Anadolu.

Agjencia e Lajmeve Mehr tha se disa shpërthime ndodhën në objektin e rafinerisë në ishullin Lavan në Gjirin Persik. Shkaku i shpërthimeve mbetet i panjohur, tha burimi.

Nuk u dha asnjë informacion lidhur me dëmet ose lëndimet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një armëpushim dyjavor me Iranin të martën, duke thënë se Teherani paraqiti “propozim të realizueshëm” prej 10 pikash për negociata.

Njoftimi erdhi më pak se dy orë para skadimit të një afati që Trump i kishte zgjatur vazhdimisht Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pranuar marrëveshje ose do të përballej me “shkatërrimin e një qytetërimi të tërë”.

Related posts

Balotazhi, qytetarët në 18 komuna votojnë për udhëheqësit e tyre

admin

“Të evakuuarit do të kthehen në shtëpitë e tyre kur qytetet e goditura nga tërmeti të normalizohen”

Muhamet Ramadani

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Izraeli anuloi koordinimin për evakuimin e pacientëve

admin