RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Diplomati iranian konfirmon se delegacioni i Iranit do të udhëtojë në Pakistan për bisedime të paqes me SHBA-në

diplomati-iranian-konfirmon-se-delegacioni-i-iranit-do-te-udhetoje-ne-pakistan-per-bisedime-te-paqes-me-shba-ne

Zv/ministri iranian i Punëve të Jashtme, Saeed Khatibzadeh, ka konfirmuar se një delegacion nga Teherani do të udhëtojë në Pakistan për bisedime të paqes me SHBA-në, në mes të tensioneve të vazhdueshme si pasojë e sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Liban, transmeton Anadolu.

Duke folur për programin “Today” të BBC Radio 4, Khatibzadeh tha se Irani mbetet “shumë i fokusuar për ta realizuar këtë”, pasi negociatat me SHBA-në janë “në interesin tonë kombëtar”. Ai shtoi se “mesazhe të ndërsjella” mes të dyja palëve kanë vazhduar përmes Pakistanit gjatë natës.

Khatibzadeh gjithashtu tha se pret që zv/presidenti amerikan, JD Vance, të udhëheqë delegacionin amerikan, ndërsa kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, ka gjasa të udhëheqë ekipin iranian.

Zv/shefi i diplomacisë iraniane akuzoi Izraelin për kryerjen e një “shkeljeje të rëndë” të marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran, duke theksuar se Libani ishte përfshirë në marrëveshjen dyjavore.

“Nuk mund të kërkosh armëpushim dhe pastaj aleati yt të fillojë një masakër”, tha ai, duke shtuar se Irani i ka dërguar një mesazh “plotësisht të qartë” Shtëpisë së Bardhë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA-ja “duhet të zgjedhin midis luftës dhe armëpushimit”, duke theksuar se të dyja janë “reciprokisht përjashtuese”.

Khatibzadeh e përshkroi Hezbollahun si një “lëvizje çlirimtare libaneze” që merr mbështetje nga Irani, duke këmbëngulur se ajo i është “përmbajtur” kushteve të armëpushimit.

Ai shtoi se Irani pret që të gjitha palët në rajon të respektojnë marrëveshjen dhe i bëri thirrje Washingtonit të sigurojë që aleatët e tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Pavarësisht përshkallëzimit, Khatibzadeh theksoi se Teherani mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë, duke shtuar se Irani është i fokusuar në “mirëqenien e të gjithë Lindjes së Mesme” teksa bisedimet vazhdojnë.

sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars, Khatibzadeh në një prononcim tjetër tha se Irani ishte “në prag të reagimit” ndaj shkeljeve të armëpushimit nga Izraeli kundër Libanit, por ndërhyri Pakistani.

“Çdo paqe në rajon duhet të përfshijë Libanin dhe orët në vijim janë shumë kritike”, tha ai.

Related posts

Vrasja e rëndë në Runik, Prokuroria: Kemi sekuestruar disa telefona, po punojmë në zbardhjen e rastit

Muhamet Ramadani

TRT World të shtunën do të shfaqë premierën e dokumentarit të lu’ftës së ko’lonëve iz’raelitë ndaj pa’lestinezëve

Muhamet Ramadani

“Të gjithë sytë në Rafah”- Ja domethënia e postimit që bëri xhiron e rrjetit, u shpërnda nga më shumë se 47 milionë njerëz në mbarë botën

admin