RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

​kuvendi-miraton-kater-marreveshje-nderkombetare

Kuvendi i Kosovës ka dhënë miratimin për katër marrëveshje ndërkombëtare gjatë seancës së mbajtur sot, duke hapur rrugën për realizimin e disa projekteve në sektorë të ndryshëm zhvillimorë.

Deputetët votuan pro marrëveshjes së kredisë për projektin e zhvillimit të sektorit financiar në vend, si dhe aprovuan marrëveshjen me Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila lidhet me Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Në të njëjtën seancë u miratua edhe marrëveshja me institucionin financiar KfW nga Frankfurti, që ka të bëjë me programin e kredisë në fushën e energjisë dhe klimës.

Po ashtu, deputetët i dhanë dritën e gjelbër edhe marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë mbështetjen e reformave dhe zhvillimit ekonomik në fusha kyçe për vendin.

Related posts

Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Groenlandë, dërgon trupa të tjera në ishull! Ministri i Mbrojtjes: Nuk mund ta përballojmë ndërprerjen e…

admin

Orban: Von der Leyen është punonjësja, jo kundërshtarja jonë

Muhamet Ramadani

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjat mandatin paqeruajtës në Lartisë e Golanit për 6 muaj

Muhamet Ramadani