RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kërcënon të godasë ambulancat në Liban, pretendon se përdoren nga Hezbollahu

izraeli-kercenon-te-godase-ambulancat-ne-liban,-pretendon-se-perdoren-nga-hezbollahu

Izraeli kërcënoi sot se do të sulmojë drejtpërdrejt ambulancat në Liban nëse përdorimi i supozuar i tyre nga grupi libanez Hezbollah “për qëllime ushtarake” nuk ndalet, transmeton Anadolu.

“Hezbollahu po përdor gjerësisht ambulancat për qëllime ushtarake. Prandaj, ne paralajmërojmë edhe një herë se përdorimi ushtarak i objekteve mjekësore dhe ambulancave duhet të ndalet menjëherë”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee në kompaninë amerikane të mediave sociale X, duke kërcënuar me sulme.

Izraeli ka kryer ofensivë të zgjeruar në Libanin jugor që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars, pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi në nëntor 2024.

Më parë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Anadolu-t se SHBA-ja do të organizojnë bisedime të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit javën e ardhshme si pjesë e negociatave të vazhdueshme për armëpushim.

Related posts

Presidenti Trump nominon për kreun e Rezervës Federale të diplomuarin në Harvard! Kush është “skifteri” i Wall Street-it, i thirrur edhe “djali i ashpër”

admin

Presidenti turk Erdogan pret në Ankara ministrin e Jashtëm të Kazakistanit

RTI

Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor

admin