RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Amsterdam, përkujtohen fëmijët dhe gazetarët palestinezë të vrarë në sulmet izraelite

amsterdam,-perkujtohen-femijet-dhe-gazetaret-palestineze-te-vrare-ne-sulmet-izraelite

Një aktivitet përkujtimor u mbajt në Amsterdam, kryeqytetin e Holandës, për fëmijët dhe gazetarët palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Organizuar nga Fondacioni “Mbill an Pemë Ulliri” në Sheshin e famshëm Dam të Amsterdamit, aktiviteti përkujtoi fëmijët dhe gazetarët palestinezë që humbën jetën në sulmet izraelite në Gaza.

Fotografitë dhe emrat e gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite u shfaqën në shesh për të tërhequr vëmendjen. Mijëra këpucë fëmijësh u lanë gjithashtu në shesh.

Gjatë aktivitetit, artistë, aktorë dhe producentë holandezë lexuan emrat dhe moshat e fëmijëve që vdiqën në Gaza një nga një.

Vullnetarët gjithashtu shpërndanë broshura dhe u dhanë informacione kalimtarëve rreth ngjarjeve në Gaza.

Related posts

Studim: Ndryshimet klimatike mund të rrisin temperaturat në Athinës për 3,5 gradë Celsius pas vitit 2040

admin

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Biserko: Vuçiç nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po pret Trump-in për…

admin

Policia gjermane largon protestuesit pro-palestinezë nga Universiteti i Berlinit, pezullohen leksionet në disa fakultete

admin