RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Nuk do të urojmë liderin opozitar hungarez për fitoren në zgjedhje

kremlini:-nuk-do-te-urojme-liderin-opozitar-hungarez-per-fitoren-ne-zgjedhje

Kremlini ka bërë të ditur se nuk do të urojë liderin e opozitës hungareze, Peter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, transmeton Anadolu.

“Nuk dërgojmë urime për vende jomiqësore. Dhe Hungaria është një vend jomiqësor, ajo mbështet sanksionet kundër nesh”, tha për Life.ru zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov njoftoi se Moska ka qenë në dialog me kryeministrin në detyrë, Viktor Orban.

Më herët gjatë së hënës, Peskov u tha gazetarëve se votuesit hungarezë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se Rusia respekton rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, në të cilat Magyar mundi Orbanin, duke i dhënë fund qëndrimit të tij 16-vjeçar në pushtet.

Related posts

Analiza/ “Kurthi” i përshkallëzimit, si lufta në Iran mund të bëhet më e kushtueshme dhe komplekse

admin

Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik

Muhamet Ramadani

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Muhamet Ramadani