RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përkujtohen të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

perkujtohen-te-mbijetuarit-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove

Ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministra, deputetë e të mbijetuar të dhunës seksuale kanë bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat” në Ditën Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale.

Lule pranë këtij memoriali kanë vendosur Vasfije Krasniqi, Ramadan Nishori, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.
14 prilli është data kur u dhunua seksualisht Vasfije Krasniqi, e cila publikisht në vitin 2018 rrëfeu për tmerrin e përjetuar.

Numri i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë gra e burra.

Për herë të parë publikisht për tmerrin e përjetuar rrëfeu Vasfije Krasniqi në vitin 2018. Më pas, Shyrete Tahiri ka dorëzuar publikisht pranë Prokurorisë Speciale kallëzimin penal për rastin e saj.

Ramadan Nishori nga Drenasi, është burri i parë që foli publikisht për dhunimin seksual, pikërisht më 14 prill të vitit të kaluar që njihet si Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale.

Related posts

Lëshohen 30 predha nga Libani drejt Izraelit verior

admin

Miratohet rezoluta në OKB: Izraeli duhet të largohet nga territoret e pushtuara palestineze! Ja si votoi Shqipëria

admin

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit/ Televizioni shtetëror iranian përgatit publikun për sulm ndaj Izraelit

admin