RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestues ndërpresin fjalimin e Vance në konferencën TPUSA, “Jezu Krishti nuk e mbështet gjenocidin!”

protestues-nderpresin-fjalimin-e-vance-ne-konferencen-tpusa,-“jezu-krishti-nuk-e-mbeshtet-gjenocidin!”

Fjalimi i zëvendëspresidentit amerikan, J. D. Vance, në konferencën e Turning Point USA në shtetin Georgia është ndërprerë disa herë nga protestues që kundërshtonin luftën e Izraelit në Gaza.

Gjatë fjalës së tij, një protestues bërtiti: “Jezu Krishti nuk e mbështet gjenocidin!”, duke shkaktuar reagim nga Vance, i cili u përgjigj: “Jam dakord, Jezusi nuk e mbështet gjenocidin… sigurisht që nuk e mbështet.”

Më pas, Vance theksoi se administrata e Donald Trump kishte ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza, duke shtuar: “Ne jemi administrata që e zgjidhi problemin.”

Në një moment tjetër, një protestues tjetër e ndërpreu duke bërtitur: “Po vrisni fëmijë! Po bombardoni fëmijë!”, ndërsa tensionet në sallë u rritën gjatë aktivitetit. /mesazhi

Related posts

Katari dënon deklaratën e grupit Huthi që akuzon Arabinë Saudite për rrethim të Jemenit

Irfan Jahiu

Papa përsërit thirrjen për t’i dhënë fund dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani

Erdogan: Turqia është e kënaqur që sheh popullin sirian që përpiqet të rindërtojë vendin e tij pavarësisht vështirësive

RTI