RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani kërcënon të bllokojë eksportet dhe importet në Gjirin Persik nëse vazhdon bllokada amerikane

irani-kercenon-te-bllokoje-eksportet-dhe-importet-ne-gjirin-persik-nese-vazhdon-bllokada-amerikane

Shtabi Qendror iranian “Khatam al-Anbiya” kërcënoi se do të bllokojë eksportet dhe importet përmes Gjirit Persik, Detit të Omanit dhe Detit të Kuq, si përgjigje ndaj bllokadës detare amerikane mbi portet iraniane, transmeton Anadolu.

Nëse “SHBA-ja agresive dhe terroriste” vazhdon “veprimet e paligjshme të bllokadës detare dhe krijon pasiguri për anijet tregtare iraniane dhe tankerët e naftës”, këto veprime do të konsiderohen si “paralajmërim për shkeljen e armëpushimit”, tha gjeneralmajori Ali Abdollahi, komandant i Shtabit Qendror, në një deklaratë të publikuar nga Agjencia e Lajmeve Fars.

Ai paralajmëroi se nëse bllokada vazhdon, forcat e armatosura të Iranit “nuk do të lejojnë vazhdimin e asnjë eksporti apo importi” në rrugët strategjike detare, përfshirë Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe Detin e Kuq.

SHBA-ja ka vendosur një bllokadë detare rreth porteve iraniane pas bisedimeve të rralla të drejtpërdrejta në Pakistan, të cilat përfunduan pa marrëveshje gjatë fundjavës.

Sipas autoriteteve iraniane, më shumë se 3.300 persona janë vrarë nga sulmet ajrore SHBA-Izrael në Iran që nga 28 shkurti.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë që synonin Izraelin, Irakun, Jordaninë dhe vendet e Gjirit që strehojnë mjete ushtarake amerikane, përpara se javën e kaluar të shpallej një armëpushim dyjavor.

Related posts

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë, tre burra të arrestuar e dy në arrati

Muhamet Ramadani

Kurti i vlerëson të shkëlqyera marrëdhëniet Kosovë-Turqi

RTI

Forcat paramilitare në Sudan: Ushtarët egjiptianë do t‘i dorëzojmë kur të normalizohet situata

Muhamet Ramadani