RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmet

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

sot-akademi-perkujtimore-per-betejen-e-koshares-dhe-heroin-sali-cekaj

Në Prishtinë sot do të mbahet një akademi përkujtimore në nderim të Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Aktiviteti do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 12:00, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, ish-luftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Kjo ditë shënon një nga betejat më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa kujtimi për Sali Çekajn mbetet simbol i sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e vendit.

Organizatorët kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për çlirimin e Kosovë.

Related posts

Protesta në New York kundër arrestimit të presidentit venezuelian Maduro

RTI

Pse pluhuri fryn nga Saharaja në Europë? Si krijohet dhe a përbën rrezik

admin

ShBA dënon djegien e veturave në veri të Kosovës

admin