RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hezbollahu sulmon me raketa antitank trupat izraelite në jug të Libanit

hezbollahu-sulmon-me-raketa-antitank-trupat-izraelite-ne-jug-te-libanit

Hezbollahu njoftoi sot herët se ka nisur sulm me raketa antitank ndaj një grumbullimi të trupave dhe automjeteve ushtarake izraelite në Tal al-Nahas në periferi të Kafr Kila në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, grupi libanez tha se sulmi ka në shënjestër forcat izraelite të pozicionuara pranë zonës kufitare. Të dielën, ushtria izraelite tha se një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë luftimeve në jug të Libanit.

Ushtria tha se tre ushtarë pësuan lëndime serioze ndërsa dy të tjerë u plagosën lehtë, pa specifikuar se kur ndodhën luftimet. Hezbollahu tha të dielën se kreu një seri sulmesh kundër forcave izraelite në jug të Libanit në përgjigje të shkeljeve izraelite të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit.

Izraeli ka goditur Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur ofensivë tokësore në jug që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollahu më 2 mars. Rajoni ka qenë në gatishmëri që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt.

Që nga 2 marsi, sulmet e zgjeruara izraelite ndaj Libanit kanë vrarë më shumë se 2.500 njerëz dhe kanë zhvendosur mbi 1 milion të tjerë, sipas autoriteteve libaneze.

Related posts

Rritet në 69.775 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Tërmet 5,6 ballë godet Pakistanin – VIDEO

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit gjatë natës

admin