RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fillon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

fillon-procesi-gjyqesor-ndaj-ish-presidentit-te-shqiperise,-ilir-meta

Sot ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për disa vepra penale, raporton Anadolu.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), është mbajtur seanca e parë, ndërkohë i pranishëm ishte edhe Meta.

Meta i ka kërkuar GJKKO-së që të garantojë transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë këtij procesi, kërkesë për të cilën gjykata ende nuk ka marrë një vendim.

Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat sot theksoi se është e papranueshme që seancat për gjyqin në fjalë nuk jepen drejtpërdrejtë për publikun.

Ndërkohë, në çështjen në fjalë do të gjykohet edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila ishte e pranishme sot në seancën e parë të gjykimit në themel.

Seanca e radhës për këtë proces gjyqësor raportohet se do të mbahet më 11 maj.

Gjykatat në Shqipëri kanë refuzuar edhe kërkesat e ish-presidentit Meta për lirim nga paraburgimi.

– Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për “kontrata lobimi në SHBA”.

Aktualisht, Meta është në paraburgim. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Related posts

Nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

admin

Arabia Saudite synon rrugë alternative për eksportin e naftës përmes portit Yanbu

Kushtrim Guraj

Piraj: Duhet të bëhemi patriotë ekonomikë, por kemi nevojë edhe për dorën e shtetit – VIDEO

admin