RTV AHIRETI
Uncategorized

Nxirret i gjallë një fëmijë që ra në Liqenin e Mitrovicës – qytetari që u hodh për ta shpëtuar theu dorën

Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë të Jugut, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Ai tha se zjarrfikësit janë njoftuar nga një qytetar se një fëmijë kishte rënë në ujë, ndërsa menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Ai qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, ai personi e ka kapur fëmijën prej ujit dhe e ka qit prej ujit. Kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës. Po, fëmija është nxjerrë me shenja jete”, deklaroi Ibishi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, të cilat e kanë dërguar fëmijën për trajtim mjekësor.

Policia dhe Spitali ende nuk kanë folur për rastin.





Related posts

Safety, Respect, and Inclusion: Our Stance Against Harassment at the WE24 Annual Conference & Career Fair

When Midlife Becomes a Silent Career Crisis

SWE Diverse Podcast Ep 264: Advancing STEM Diversity in Costa Rica With Blanca Rosa Navarro Piedra