RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKSHPK alarmon për pasoja nga ndotja e ajrit, propozon marrjen e masave

ikshpk-alarmon-per-pasoja-nga-ndotja-e-ajrit,-propozon-marrjen-e-masave

Instituti Kombëtari i Shëndetit Publik të Kosovës ka dal me disa rekomandime pas ndotjes së ajrit që është duke ndodhur ditëve të fundit nga termoelektrata A dhe B të KEK-ut.

IKSHPK ka thënë se ka përcjell me vëmendje shkarkimet e ndotësve nga termoelektranat A dhe B, ku ditëve të fundit është parë një ndotje enorme nga tymtarët e Obiliqit.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, propozon:

Masat afatshkurtra (urgjente) për përmirësimin e menjëhershëm të situatës:
1 .Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga KEK-u.

Monitorimi transparent dhe i vazhdueshëm i filtrave të termocentraleve (kontrolli i rregullt teknik dhe sanksione nese nuk punojnë).
Inspektime të shpeshta nga inspektorët e mjedisit dhe gjoba të larta për tejkalim të normave.
Instalimi i teknologjive për desulfurizim dhe përdorimi i sistemeve për reduktimin e NOx.
Modernizimi i pajisjeve ekzistuese.
Masat për mbrojtjen e shëndetit publik:
Krijimi i një sistemi të integruar të informatave në situata emergjente.
Promovimi i rëndësisë së cilësisë se ajrit si përcaktues i shëndetit dhe mirëqenjes së popullatës.
Monitorimi dhe raportimi i rregullt i cilësisë së ajrit.
Ngritja e zonave gjelbruese në mes të zonës industriale dhe asaj të banimit.
Vendosja e standardeve për emetimet industrial.
Zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit
“Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmërojnë dhe alarmojnë se po qese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese”, thuhet nga IKSHPK.

Related posts

Rubio thotë se ka “shenja të mira” në bisedimet me Iranin, paralajmëron “opsione të tjera” nëse bisedimet dështojnë

Kushtrim Guraj

Theksi te bisedimet për Gazën dhe sigurinë rajonale, sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme

admin

“Nuk na befason që Rusia…”- SHBA mohon se ka nxitur protestat në Serbi

admin