RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një shpërthim i madh në Libanin jugor shkakton tërmet në veri të Izraelit

nje-shperthim-i-madh-ne-libanin-jugor-shkakton-termet-ne-veri-te-izraelit

Një shpërthim i madh në jug të Libanit shkaktoi një tërmet të lehtë në veri të Izraelit sot, mes shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga Tel Avivi në vendin arab, raportuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.

“Instituti Gjeologjik i Izraelit regjistroi një tërmet të vogël në veri të vendit pas një shpërthimi të kryer nga ushtria izraelite”, raportoi Kanali 7.

Transmetuesi pretendoi se shpërthimi kishte në shënjestër një tunel të madh të hapur nga Hezbollahu në jug të Libanit.

Tuneli ndodhet rreth 10 kilometra nga kufiri, pa u shtrirë në territorin izraelit, tha kanali.

Izraeli ka vazhduar sulmet në Liban pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi fillimisht një armëpushim dhjetëditor mes Izraelit dhe Libanit më 17 prill, përpara se të thoshte të enjten se ai do të zgjatej edhe për tri javë.

Para armëpushimit, Izraeli nisi një ofensivë më 2 mars që ka vrarë të paktën 2.534 persona dhe ka plagosur 7.863 të tjerë, ndërsa ka zhvendosur më shumë se 1,6 milion njerëz, sipas shifrave zyrtare.

Related posts

Erdogan: Turqia do të bëjë gjithçka për paqe në Iran

Muhamet Ramadani

KQZ miraton planin – 10 ditë fushatë dhe 10.8 milionë euro për organizim

RTI

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i përgjigjen akuzave ruse: Asgjë e vërtetë

admin