RTV AHIRETI
Uncategorized

Ndotje enorme nga Obiliqi, IKSHPK alarmon për rreziqe shëndetësore nëse s’mirren masa urgjente

ndotje-enorme-nga-obiliqi,-ikshpk-alarmon-per-rreziqe-shendetesore-nese-s’mirren-masa-urgjente

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë alarmuar për rreziqe shëndetësore nëse nuk merren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit që po vjen nga termoelektranat A dhe B në Obiliq.

Madje, sipas IKSHPK-së, do të ketë edhe rritje të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore, nëse nuk merren masa. 

IKSHPK ka deklaruar se ditëve të fundit duke përcjellë shkarkimet e ndotësve nga termoelektranat A dhe B, është parë një ndotje enorme nga tymtarët e Obiliqit. 

Instituti ka shpjeguar se sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse të ajrit, ku lirimi i tymit dhe pluhurit, rritë përqendrimin e grimcave ajrore fluturuese për një kohë më të gjatë në ambientin rrethues. Sipas këtij instituti, më shumë se 90% e tyre kur absorbohen nga mukoza e sistemit të sipërm respirator, ndikojnë në rritjen e incidencës së infeksioneve respiratore tek fëmijët, të moshuarit, shtatzënat, të sëmurët kronik dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura.

“Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmërojnë dhe alarmojnë se po qe se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese”, thuhet në njoftim.

Duke analizuar situatën aktuale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka propozuar këto masa:

A. Masat afatshkurtra (urgjente) për përmirësimin e menjëhershëm të situatës:

1.Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga KEK-u.

2. Monitorimi transparent dhe i vazhdueshëm i filtrave të termocentraleve (kontrolli i rregullt teknik dhe sanksione nese nuk punojnë).

3. Inspektime të shpeshta nga inspektorët e mjedisit dhe gjoba të larta për tejkalim të normave.

4. Instalimi i teknologjive për desulfurizim dhe përdorimi i sistemeve për reduktimin e NOx.

6. Modernizimi i pajisjeve ekzistuese.

B. Masat për mbrojtjen e shëndetit publik:

1. Krijimi i një sistemi të integruar të informatave në situata emergjente.

2. Promovimi i rëndësisë së cilësisë se ajrit si përcaktues i shëndetit dhe mirëqenjes së popullatës.

3. Monitorimi dhe raportimi i rregullt i cilësisë së ajrit.

4. Ngritja e zonave gjelbëruese në mes të zonës industriale dhe asaj të banimit.

5. Vendosja e standardeve për emetimet industrial.

6. Zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit





Related posts

Shqipëria do të hapë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave me BE

Kushtrim Guraj

Përmbytje masive në New York pas reshjeve intensive të shiut

Kushtrim Guraj

Hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje/daljeve në Shengen, Shqipëria paralajmëron qytetarët

Kushtrim Guraj