RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë

komandanti-i-kfor-it:-qe-nga-tetori-2025,-situata-ne-kosove-eshte-pergjithesisht-e-qete

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë që nga tetori i vitit 2025 është përgjithësisht e qetë, megjithëse mbetet e brishtë dhe me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri të vendit.

Gjatë informimit të ambasadorëve të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Bruksel të mërkurën, Ulutash theksoi se NATO-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e përditshme të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Ulutash deklaroi se nuk është vërejtur rifshfaqje e dhunës në veri, ashtu siç ndodhi në vitin 2023.

“Që nga tetori 2025, kemi vërejtur se situata është përgjithësisht e qetë. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri”, theksoi ai, duke shtuar se prioritet kryesor mbetet ruajtja e stabilitetit për të gjitha komunitetet.

Ulutash nënvizoi se KFOR-i mban një prani të dukshme, të shkathët dhe fleksibile në terren, për të reaguar ndaj çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të ulur tensionet në rast të shenjave për përshkallëzim.

Ai shprehu mirënjohje për aleatët dhe partnerët e NATO-s për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se KFOR-i mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit në mënyrë të plotë dhe të paanshme.

Në të njëjtën kohë, komandanti i KFOR-it bëri të ditur se misioni vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me të gjithë akterët relevantë, ndërsa mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si rrugëzgjidhja e vetme

Related posts

Ekspertët: Suedia me pabarazinë sociale nga më të mëdhatë në botë

Muhamet Ramadani

Shqipëria goditet nga një tërmet

Muhamet Ramadani

Dronët Bayraktar arrijnë në Kosovë

admin