Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshëndetur vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u larguar nga OPEC-u, duke thënë se kjo në fund do të ulë çmimet për konsumatorët, veçanërisht në sektorin e energjisë, transmeton Anadolu.
“Është shumë mirë. Unë e njoh shumë mirë atë, Mohammed-in, është shumë i zgjuar dhe ndoshta dëshiron të ndjekë rrugën e tij”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, duke iu referuar presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
“Mendoj se në fund është një gjë e mirë për uljen e çmimit të benzinës, uljen e naftës, uljen e gjithçkaje. Ata i kanë të gjitha. Ai është një lider i shkëlqyer, në fakt. Pra, po, jam në rregull me këtë”, shtoi ai.
Dje, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të largohen nga OPEC-u dhe grupi më i gjerë OPEC+, duke shënuar një nga përçarjet më të rëndësishme brenda grupit të prodhuesve të naftës në vitet e fundit.
Vendimi vjen në një kohë kur tregjet globale të energjisë përballen me ndërprerje të mëdha për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës dhe shqetësimet për sigurinë e furnizimit nga rajoni i Gjirit.
Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë anëtare e OPEC-ut që nga viti 1967.

