RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia: Ndërhyrja e Izraelit ndaj Flotiljes Globale “Sumud” me ndihma për Gazën akt piraterie

turqia:-nderhyrja-e-izraelit-ndaj-flotiljes-globale-“sumud”-me-ndihma-per-gazen-akt-piraterie

Turqia e quajti sot ndërhyrjen e paligjshme të Izraelit kundër një flotilje ndihme që shkonte në Gaza një akt piraterie, duke thënë se po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm lidhur me qytetarët e saj dhe pasagjerët e tjerë në bord, transmeton Anadolu.

“Duke sulmuar Flotiljen Globale ‘Sumud’, e cila kërkoi të tërhiqte vëmendjen ndaj katastrofës humanitare me të cilën përballet populli i shtypur i Gazës, Izraeli ka synuar vlerat humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme Turke në një deklaratë.

Ajo tha se veprimet e Izraelit shkelën parimin e lirisë së lundrimit në ujërat ndërkombëtare.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë qëndrim të bashkuar kundër këtij akti të paligjshëm nga Izraeli. Po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm në koordinim me vendet përkatëse lidhur me situatën e qytetarëve tanë dhe pasagjerëve të tjerë në bord të flotës”, tha ministria.

Organizimi i Flotiljes Globale “Sumud” tha se anijet ushtarake izraelite rrethuan konvojin në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës, duke bllokuar komunikimet dhe duke prerë kontaktin me 11 anije.

Flotilja, që mbante më shumë se 400 civilë, synonte të hapte një korridor detar humanitar për në Gaza dhe të shpërndante ndihma në enklavë, e cila ka qenë nën një bllokadë izraelite që nga viti 2007.

Related posts

U nxor pak ditë më parë e gjallë nga barku i nënës së vrarë, vdes foshnja në Gaza

admin

Takimi për rreth 2 orë me Abdixhikun/ Kurti optimist: Bisedë konstruktive, diskutuam për situatën e re politike

admin

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio nga Gjeneva: Takim produktiv, kemi shqyrtuar pikëpamjet e secilës palë

admin