RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 21 mijë fëmijë palestinezë të vrarë që nga tetori 2023

mbi-21-mije-femije-palestineze-te-vrare-qe-nga-tetori-2023

Më shumë se 21 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023, në një nga konfliktet më të rënda që ka prekur Rripin e Gazës.

Organizatat dhe aktivistët theksojnë se shifrat nuk mund të pasqyrojnë plotësisht tragjedinë njerëzore, pasi pas çdo numri fshihet një jetë e ndërprerë dhe një histori e pashprehur.

Në këtë kuadër është nisur fushata ndërkombëtare “Emrat e tyre nuk janë numra”, e cila synon të ruajë kujtimet, fotografitë dhe historitë personale të mijëra fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Nisma ka për qëllim që viktimat të mos mbeten thjesht statistika, por të kujtohen si individë me jetë, ëndrra dhe familje.

Nga Gaza City raportohet se kjo fushatë po mbledh dëshmi dhe materiale nga familjarët, në përpjekje për të dokumentuar humbjet dhe për të ruajtur kujtesën kolektive të viktimave. /mesazhi

Related posts

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese – VIDEO

admin

Disa nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sonte

Muhamet Ramadani

Rusia sulmon rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe raketë

admin