RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi kërcënon Italinë e Spanjën me tërheqje të trupave amerikane

trumpi-kercenon-italine-e-spanjen-me-terheqje-te-trupave-amerikane

Italia dhe Spanja i janë bashkuar një liste që po rritet të shteteve të cilat presidenti amerikan Donald Trump po i kërcënon me tërheqje të trupave të SHBA-së si pjesë e rishqyrtimit në prezencës ushtarake amerikane në Evropë.

Duke iu përgjigjur një gazetari, Trumpi ka thënë se ai “me gjasë” do ta marrë në konsideratë një lëvizje të tillë, duke e lidhur me kritikat e dy shteteve ndaj fushatës së SHBA-së në Iran, raportoi Guardian.

“Shiko, pse nuk duhet ta bëj? Italia nuk ka qenë ndihmë për ne dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, ka thënë ai.

Të dy shtetet kanë qenë shumë kritike për luftën e Trumpit në Lindjen e Mesme, me presidentin amerikan që vazhdimisht ka thumbuar liderët e tyre për refuzimin që t’i bashkoheshin luftës.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pati refuzuar përdorimin e bazës ajrore në Sicili nga aeroplanët ushtarakë amerikanë për luftën në Iran, derisa Trumpi pati thënë se asaj “i mungon guximi”.

Ndërkohë, Pedro Sanchez i Spanjës ka qenë kritiku më i zëshëm evropian i luftës që nga fillimi, duke u përballur vazhdimisht me të gjitha reagimet dhe kërcënimet Trumpit në përgjigje, duke përfshirë atë për pezullim të anëtarësimit në NATO.

Related posts

Nuk ka negociata armëpushimi tani, thotë Hamasi

admin

Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi së shpejti në Bruksel

Muhamet Ramadani

Uashingtoni “ngrin” shitjen e armëve me vlerë 14 miliardë dollarë në Tajvan! Po i ruan municionet për operacionin “Epik Fury” në Iran

admin