RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë “përfunduar”

trump-njofton-kongresin-se-armiqesite-me-iranin-kane-“perfunduar”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, pas armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga fillimi i prillit, transmeton Anadolu.

“Më 7 prill 2026, urdhërova një armëpushim dyjavor. Armëpushimi që atëherë është zgjatur. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe Iranit që nga 7 prilli 2026. Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar”, shkroi Trump në letra të ndara drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorit Chuck Grassley.

E premtja shënon 60 ditë që kur Trump njoftoi zyrtarisht Kongresin për veprimin ushtarak. Sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës, presidenti duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për të vazhduar armiqësitë përtej 60 ditëve.

Related posts

Mbi 50 mijë ushtarë izraelitë me shtetësi të huaj

Kushtrim Guraj

Gjermania e para, Turqia e dyta, këta janë dhjetë partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës

admin

Si u pasurua Jeffrey Epstein?

admin