RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kredoja e fortë gazetareske e një gruaje për të zbuluar aferat e ndyra të këtij palo burri

kredoja-e-forte-gazetareske-e-nje-gruaje-per-te-zbuluar-aferat-e-ndyra-te-ketij-palo-burri

Dokumentar i ri rreth dosjeve “Epstein”: Zbulesa, dëshmi të të mbijetuarve dhe rrjete të errëta pushteti

Emily Maitlis, gazetarja që qëndron pas intervistës kontroverse të Princit të rrëzuar Andrew në lidhje me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein në emisionin “Newsnight” të BBC-së, është rikthyer me një prodhim të ri.

Dokumentari do të përqendrohet në arkivat e Epstein, duke nxjerrë në dritë prova të reja rreth financuesit miliarder dhe abuzuesit seksual të dënuar.

Me titullin paraprak “Dosjet Epstein”, prodhimi i ardhshëm do të paraqesë rrëfime në vetën e parë nga të mbijetuarit, si dhe “një analizë të thellë të dokumenteve, rrjeteve dhe figurave të fuqishme të lidhura me aktivitetet kriminale të Epstein prej dekadash”, sipas Channel 4.

Maitlis, e cila prezanton podcast-in e famshëm “Agjentët e Lajmeve”, do të përpiqet t’i përgjigjet pyetjes se si Epstein arriti të mbetej i padëmtuar dhe t’i shmangej drejtësisë për kaq shumë dekada.

Dosjet e Epstein kanë qenë në lajme muajt e fundit. Kujtohet se intervista që Maitlis siguroi dhe transmetoi në nëntor 2019, shkaktoi dëme të pariparueshme në imazhin e Andrew Mountbatten-Windsor. Kjo u pasua nga dy produksione dramatike, në të parin, rolin e Maitlis e luajti Gillian Anderson, ndërsa në të dytin nga Ruth Wilson. Në fakt, Maitlis mori detyrat e producentes ekzekutive në prodhimin e dytë në emër të Amazon.

“Unë ia kam kushtuar karrierën time mbulimit të çështjeve që ata në pushtet do të preferonin që ne të mos i dinim”, tha gazetarja e famshme.

“Rasti Epstein është shprehja përfundimtare e këtij fenomeni, një rrjet pasurie, ndikimi dhe pandëshkueshmërie që shkatërroi jetë dhe u mbrojt nga institucione që supozohet t’u besojmë. Të mbijetuarit kanë pritur mjaftueshëm gjatë. Jam e vendosur që ky serial do të ofrojë përgjigje, jo vetëm të ngrejë më shumë pyetje”, shtoi ajo.

Sipas Deadline, Katie Sexton do ta drejtojë dokumentarin. Lion TV, me mbështetjen e All3Media, do ta prodhojë në bashkëpunim me All3Media International dhe Daniel Pearl do të shërbejë si producent ekzekutiv. /tesheshi

Related posts

Rama: Parashikojmë që Shqipëria të ulet rreth tryezës së BE-së në vitin 2030

RTI

Belgjikë, në Bruksel rritet numri i personave të pastrehë

Muhamet Ramadani

Qeverisë i kërkohet pezullimi i dyfishimit të tatimit në pronë deri më 2025

Muhamet Ramadani