RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

​AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës

​aak-feston-26-vjetorin,-rikujton-rolin-ne-shtetndertimin-e-kosoves

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar sot 26-vjetorin e themelimit, duke rikujtuar rolin e saj në proceset kyçe të shtetndërtimit në Kosovë.

Në njoftim thuhet se për 26 vjet me radhë, AAK ka qenë pjesë e etapave të rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke kontribuar në ndërtimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e shtetit të pavarur. Partia thekson se është themeluar nga intelektualë dhe veprimtarë të përkushtuar, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas AAK-së, gjatë këtyre viteve është dhënë kontribut edhe në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, krijimin e ushtrisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Po ashtu, evidentohet roli i Haradinajt në përballjen me sfida ndërkombëtare, përfshirë proceset gjyqësore në Hagë, si dhe angazhimi i tij në forcimin e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë përvjetor, AAK ka shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët, strukturat dhe mbështetësit që kanë kontribuar ndër vite, duke theksuar se do të vazhdojë me një vizion të qartë për të ardhmen./teve1

Related posts

Struga ndalon shëtitjen me bikini në qytet

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdogan: Barbaria ndaj grave në Gaza nuk ka marrë reagimin që meriton

Muhamet Ramadani

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Mynih, Kosova përfaqësohet nga Kurti

RTI