RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Destani: Marrëveshja e Rambujesë ka qenë e dëmshme dhe çdo herë në favor të Serbisë

destani:-marreveshja-e-rambujese-ka-qene-e-demshme-dhe-cdo-here-ne-favor-te-serbise

Ish-diplomati dhe studiuesi i arkivave, Bejtullah Destani, ka vlerësuar se Marrëveshja e Rambujesë ka qenë e dëmshme për palën shqiptare dhe sipas tij çdo herë ka anuar në favor të Serbisë.

Destani tha se marrëveshja është interpretuar si e dobët dhe problematike, duke shtuar se nëse ajo do të nënshkruhej nga pala serbe, do të nënkuptonte “legalizim të Kosovës brenda Serbisë”.

Ai theksoi se procesi i nënshkrimit ishte i pasigurt dhe me pritshmëri të ndryshme nga palët ndërkombëtare, duke përmendur edhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimet që pasuan më pas, përfshirë bombardimet e NATO-s.

Sipas tij, marrëveshja në tërësi ka qenë e dobët dhe e pafavorshme për shqiptarët, ndërsa përkrahja ndërkombëtare, veçanërisht ajo amerikane, ishte vendimtare në zhvillimet e mëvonshme.

“Marrëveshja e Rambujesë ka qenë shumë negative. Ish-presidenti Hashim Thaçi refuzoi ta nënshkruante në emër të delegacionit që u kthye në herën e dytë. Po ta lexosh me vëmendje ashtu më kanë edhe mua në Londër që marrëveshja është shumë e dëmshme. Në qoftë se do ta nënshkruanin serbët do të ishte legalizimi i Kosovës që të jetë pjesë e Serbisë faktikisht. Askush nuk e ka ditur për sigurinë që a do të nënshkruajnë këta a jo. Disa thonë që amerikanët e kanë ditur që duhet të firmoset nga serbët, por në fund doli që shqiptarët e firmosën edhe erdhi ajo çfarë erdhi edhe filluan bombardimet. Si marrëveshje ka qenë jashtëzakonisht e dobët. Marrëveshja çdo herë ka qenë në favor të Serbisë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”  në Tëvë1.

Megjithatë, Destani shtoi se nëse marrëveshja nuk do të ishte nënshkruar, situata humanitare në Kosovë mund të ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe ndërhyrja ndërkombëtare do të ishte e pashmangshme, por me pasoja më të rënda për popullatën.

“Nëse marrëveshja nuk do të nënshkruhej, përkrahja amerikane nuk do të ishte çfarë ishte më vonë dhe masakrat do të ishin shumë më të mëdha, për një kohë më të gjatë do të largoheshin edhe më shumë njerëz me dhunë nga Kosova. ShBA dhe shtetet e Evropës do të gjendeshin të ishin të detyruar të intervenonin, sepse situata ishte shumë e tmerrshme. Fati jonë që Kosova ka qenë në Evropë, sepse përndryshe në vendet tjera nuk do të kishte ndodhur kurrë”, deklaroi ai. /teve1.info/

Related posts

Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro për zhdëmtim të viktimave

admin

Zvicra triumfon në “Eurovision”, Nemo me “The Code” rrëmben çmimin e parë! Ja mesazhi i këngëtarit

admin

Erdogan: Dënimi me vdekje për të burgosurit palestinezë i ngjashëm me politikat e Hitlerit

Hevzi