RTV AHIRETI
Uncategorized

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj

perplasi-per-vdekje-2-te-miturit,-shoferi-deshmon-ne-polici:-me-vrisni,-nuk-meritoj-te-jetoj

Nikollë Rradaçi, 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës ka dëshmuar para policisë.

Rradaçi dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda, shkruan vizionplus.tv.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.





Related posts

Holistic Organizational Talent Development: A Business Imperative for Transformation

Vrasja në Gjakovë, Policia: Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Kushtrim Guraj

My Roman Empire: Redefining Leadership Through SWE’s Ignite Leadership Program

Muhamet Ramadani