RTV AHIRETI
Uncategorized

E tmerrshme në Klinë: Lapidari i UÇK-së në Binxhë bëhet “copa-copa”

e-tmerrshme-ne-kline:-lapidari-i-uck-se-ne-binxhe-behet-“copa-copa”

Është shkatërruar lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës, një rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për hetim dhe restaurim të menjëhershëm.

Lajmin e ka bërë të ditur arkeologu Berat Ademi, duke e cilësuar rastin si shkatërrim të qëllimshëm.

Ai ka thënë se gjatë një vizite në këtë zonë malore ka hasur në një lapidar që i përkiste Zonës Operative të Drenicës, i cili është shkatërruar pjesërisht.

“Sot gjatë një surve në fshatin Binxhë të Klinës, rrugës malore hasa në një lapidar që dollohet pjesërisht që i përkiste Zonës Operative të Drenicës. I njëjti është shkatërruar barbarisht, duke tentuar të fshihet historia e UÇK-së. Gjetja e një gëzhoje kalibrit 20mm (M57) rreth 50 metra nga lapidari dëshmon për luftimet dhe rezistencën në këtë pikë. Ky vandalizëm mbi mermer nuk e shlyen dot sakrificën, por kërkon vëmendje për të mos lënë dëshmorët në harresë”, ka deklaruar Ademi.





Related posts

Women in Government Affinity Group Member Spotlight

How SWE and Design Squad Latinx Are Empowering Young Innovators and Bridging STEM Gaps

SWE Diverse Podcast Ep 225: Empowering Innovators in Hardware Development With Pratik Founder Sera Evcimen