RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flotilja me ndihma për Gazën mbërrin në Turqi

flotilja-me-ndihma-per-gazen-mberrin-ne-turqi

Më shumë se 30 anije të flotiljes humanitare “Global Sumud Flotilla” kanë mbërritur pranë brigjeve të Turqisë, afër qytetit Marmaris, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e udhëtimit detar drejt Gazës.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale treguan anijet në det të hapur të shtunën në mbrëmje, ndërsa aktivistë dhe zyrtarë turq dolën për t’i pritur.

Aktivisti Alex Colston shkroi në platformën X se roja bregdetare turke dhe anije të flotës lokale dolën për ta përshëndetur flotiljen pranë zonës ku do të ankorohen anijet.

Sipas aktivistëve, flotilja mbërriti në Turqi pas një udhëtimi 24-ditor, me ndalesa në ishullin italian Sicili dhe në ishullin grek Kretë. Ata thanë se gjatë rrugës forcat izraelite ndaluan 22 anije dhe arrestuan dy aktivistë kryesorë, të cilët më pas u deportuan nga Izraeli.

Organizatorët njoftuan se gjatë qëndrimit në Marmaris do të kryhen mirëmbajtje teknike, kontrolle sigurie dhe furnizime logjistike për anijet.

Flotilja bëri të ditur se detajet për fazat e ardhshme të misionit humanitar drejt Gazës do të publikohen në ditët në vijim. /mesazhi

Related posts

Ekspertët diskutojnë të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit në Dialogët e Samitit të NATO-s

Muhamet Ramadani

Turqi, shërbimi sekret arreston drejtuesin e lartë të Shtetit Islamik: Po përgatiste sulme terroriste në rajon dhe Evropë në emër të ISIS!

admin

Biden nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të mbrojtur Tajvanin

Muhamet Ramadani