RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti

pdk-ja-refuzon-rikthimin-e-fatmir-limajt-ne-parti

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

Related posts

Rishi Sunak konfirmon: Avionët e Britanisë së Madhe rrëzuan dronët iranianë! Sulmi ndaj Izraelit, një përshkallëzim i rrezikshëm

admin

Siri, autokolona e sigurisë hyn në qendër të qytetit Hasakah të pushtuar nga YPG

RTI

Specialja jep detaje të reja lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Muhamet Ramadani