RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një foshnje dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë, policia nis hetimet

nje-foshnje-dyjaveshe-dergohet-pa-shenja-jete-ne-qkmf-ne-malisheve,-policia-nis-hetimet

Një rast i rëndë është shënuar mëngjesin e të mërkurës në Malishevë, ku një foshnje dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në QKMF.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Tëvë1 se njësitet i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha ai.

Related posts

Raporti i OKB: Refugjatët dhe migrantët rrezikojnë jetën përmes rrugëve të rrezikshme nga Afrika për në Evropë

admin

Irani ekspozon tanket dhe raketat në Teheran në mes të sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli

Muhamet Ramadani

Në Kosovë qarkullojnë tri lloje të gripave

Muhamet Ramadani