RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, për shkak të problemeve me rrymë

mbi-30-minatore-te-“trepces”-mbesin-te-ngujuar,-per-shkak-te-problemeve-me-rryme

Mbi 30 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e “Trepçës”, si pasojë e problemeve me furnizimin me energji elektrike.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se dhjetëra minatorë të tjerë kanë arritur të dalin përmes rrugëve dytësore, ndërsa mbi 30 të tjerë vazhdojnë të mbesin nën tokë të ngujuar.

Sipas tij, problemet teknike në minierë janë të kahershme dhe sindikata ka ngritur vazhdimisht shqetësime për gjendjen e infrastrukturës dhe mungesën e investimeve në sistemin energjetik dhe të sigurisë.

“Mbi 40 të ngujuar, disa kanë dalë nga rrugët dytësore. Ndërsa, të ngujuar vazhdojnë të jenë mbi 30. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të defektit me energji elektrike. Ne si Sindikatë kemi paralajmëruar se sistemi kabllor është i stërvjetruar dhe po e rrezikon jetën e minatorit”, deklaroi Jonuzi.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e minatorëve të ngujuar. /

Related posts

Aksident në Deçan, lëndohen gjashtë persona

admin

Tre dekada i fsheshur për tre vrasje: kush është ky shqiptar për film?

Irfan Jahiu

Trump e quan emërimin e Mojtaba Khamenei si udhëheqës të ri suprem të Iranit “një gabim të madh”

RTI