RTV AHIRETI
Shëndetësi

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

gjermania-zbulon-virusin-e-hepatitit-a-ne-frutat-e-ngrira-nga-serbia

Gjermania ka zbuluar virusin e hepatitit A në një përzierje të ngrirë manaferrash nga Serbia, njoftoi Sistemi Evropian i Alarmit dhe Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF). Ky virus shkakton hepatit viral të tipit A, ose verdhëz infektive të tipit A.

Si pjesë e kontrollit zyrtar të tregut, në një mostër të marrë më 20 prill të këtij viti, autoritetet gjermane identifikuan mikroorganizma patogjenë – virusin e hepatitit A në një përzierje të ngrirë manaferrash me origjinë nga Serbia, sipas një deklarate të RASFF.

Rreziku shëndetësor u vlerësua si serioz dhe produkti thuhet se u tërhoq nga tregu dhe nga konsumatorët.

Kjo nuk është hera e parë që virusi i hepatitit A është zbuluar në frutat e ngrira nga Serbia.

Sipas të dhënave të RASFF, një rast i ngjashëm u regjistrua më 10 korrik 2025, kur Gjermania gjeti gjithashtu të njëjtin virus në frutat e ngrira manaferrash të importuara po nga ky vend.

Gjithashtu, në gusht 2022, virusi i hepatitit A u gjet në frutat e ngrira nga Belgjika, me Serbinë e listuar si një nga katër vendet e origjinës së frutave.

Related posts

Inteligjenca Artificiale ndihmon në zbulimin e hershëm të autizmit te fëmijët

admin

Kollitja me gjak jo gjithmonë tregon sëmundje të rëndë – kur duhet të shqetësohemi?

Hevzi

Kanceri i gjuhës shpesh “hesht” deri në fazat e avancuara: Megjithatë, ndaj këtyre shenjave duhet treguar kujdes

RTI