RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre persona arrestohen për sulm dhe marrje me forcë të dy viktimave

tre-persona-arrestohen-per-sulm-dhe-marrje-me-force-te-dy-viktimave

Tre persona janë arrestuar të shtunën nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy persona dhe më pas i kanë marrë me forcë në një veturë.

Sipas hetimeve, rasti kishte ndodhur më 29 prill rreth orës 21:32, kur të dyshuarit fillimisht kishin sulmuar viktimat, e më pas i kishin dërguar kundër vullnetit të tyre në një kafiteri.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në tri lokacione të lidhura me të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Related posts

Turkish Airlines anulon fluturimet drejt disa vendeve të Lindjes së Mesme mes mbylljes së hapësirave ajrore

Hevzi

“Kosova, shteti që lindi në maternitetin euroatlantik”/ Petro Koçi: Gjyqi në Hagë për të njollosur UÇK! Bashkëpunimi i Prokurorisë me shtetin serb…

admin

365 mjekë të papunë në Kosovë

admin