RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tetë palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, mes tyre tre punonjës të një kuzhine komunitare

tete-palestineze-te-vrare-ne-sulmet-izraelite-ne-gaza,-mes-tyre-tre-punonjes-te-nje-kuzhine-komunitare

Të paktën tetë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, përfshirë tre punonjës të një kuzhine komunitare në Deir al-Balah, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve nga Gaza, sulmi në qytetin qendror Deir al-Balah kishte në shënjestër një kuzhinë komunitare që shërbente për banorët lokalë. Gazetarja e Al Jazeera-s në Gaza deklaroi se të tre viktimat ishin punonjës të kësaj kuzhine.

Ajo tha se sulmi tregon se Izraeli po godet jo vetëm civilët, por edhe organizatat që ofrojnë ndihmë dhe shërbime për komunitetin në Gaza.

Lëvizja Hamas e cilësoi sulmin si “krim lufte” dhe pjesë të asaj që e quajti “gjenocid i vazhdueshëm” ndaj palestinezëve në Gaza. Në deklaratën e saj, Hamasi kritikoi edhe heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Sulme të tjera izraelite u raportuan edhe në Khan Junis dhe Beit Lahia.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 ka arritur në 72.760, ndërsa të plagosurit janë mbi 172 mijë. Ministria tha se të paktën 871 persona janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të tetorit të kaluar.

Ushtria izraelite deklaroi se kontrollon rreth 60 për qind të territorit të Gazës nëpërmjet një zone tampon të quajtur “vija e verdhë”. Ajo pretendoi gjithashtu se gjatë operacioneve të fundit është vrarë një person i armatosur që përbënte kërcënim për ushtarët, si dhe një komandant i Hamasit i identifikuar si Bahaa Baroud. Hamasi nuk ka reaguar ende për këtë pretendim. /mesazhi

Related posts

24 vjet nga masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

Muhamet Ramadani

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm i Iranit kontaktoi të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Witkoff mes kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake

admin