RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA miraton shitje të mundshme helikopterësh për Korenë e Jugut

shba-miraton-shitje-te-mundshme-helikopteresh-per-korene-e-jugut

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se ka miratuar një shitje të mundshme prej 3 miliardë dollarësh të helikopterëve MH-60R Multi-Mission për Korenë e Jugut, transmeton Anadolu.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Republikës së Koresë për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, duke forcuar kapacitetin e marinës së saj me helikopterë shumëfunksionalë dhe duke ofruar një forcë të besueshme për të frenuar kundërshtarët”, thuhet në deklaratë.

Kontraktori kryesor do të jetë Lockheed Martin, përmes divizionit Rotary and Mission Systems.

Veçmas, Departamenti i Shtetit tha se ka miratuar edhe një shitje të mundshme të programit të përmirësimit të helikopterëve AH-64E Apache për një kosto të vlerësuar prej 1.2 miliardë dollarësh.

Kontraktori kryesor për këtë program do të jetë Boeing.

Related posts

Xhamia e Plumbit në Shkodër e restauruar nga Turqia nuk u ndikua nga përmbytjet e fundit

RTI

Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

RTI

Refugjatja afgane fiton ulëse në Senatin e Australisë

admin