RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti izraelit miraton projektligjin për shpërbërjen në lexim paraprak

parlamenti-izraelit-miraton-projektligjin-per-shperberjen-ne-lexim-paraprak

Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar një projektligj për shpërbërjen e tij në një lexim paraprak me mbështetjen e ligjvënësve të koalicionit dhe të opozitës, transmeton Anadolu.

Sipas kanalit zyrtar të Knessetit, kryeparlamentari Amir Ohana tha se 110 ligjvënës votuan në favor të propozimit, ndërsa asnjë anëtar nuk e kundërshtoi atë.

Votimi shënon fazën e parë në procesin legjislativ për të shpërbërë Knessetin dhe potencialisht për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Sipas të përditshmes “Yedioth Ahronoth”, kryeministri Benjamin Netanyahu nuk mori pjesë në votimin paraprak në seancën plenare të Knessetit, sepse po mbante një takim të sigurisë.

Projektligji për shpërbërjen do të kërkojë lexime shtesë përpara se të kthehet në ligj.

Related posts

Bakoyannis në KiE: Kosova bëri progres real për t’u anëtarësuar, Asociacioni, fatkeqësisht, është përtej mbulimit tonë

admin

Kina bën thirrje për përmbajtje pas vazhdimit të sulmeve izraelite ndaj Libanit

Hevzi

KFOR-i turk kryen patrullime në pikën kufitare me Serbinë

Muhamet Ramadani